Meta-Markwalder: Nxitje investimeve zvicerane në Shqipëri (VIDEO)

Meta-Markwalder: Nxitje investimeve zvicerane në Shqipëri (VIDEO)

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, priti të shtunën kryetaren e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Christa Markwalder, e cila ndodhet për një vizitë dyditore në vendin tonë. Ai vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, duke i cilësuar të veçanta falë pranisë së komunitetit shqiptar në këtë vend mik, si dhe në kuadër të gjithë vlerave, që Shqipëria dhe Zvicra ndajnë si dy vende demokratike dhe interesave të përbashkëta.
Dy bashkëbiseduesit vlerësuan rritjen e bashkëpunimit parlamentar dhe të një bashkëpunimi edhe më të ngushtë, sidomos në funksion të rritjes së shkëmbimeve ekonomike e tregtare. 
Kreparlamentari Meta vlerësoi rolin e Kooperacionit Zviceran përmes asistencës shumë dimensionale që ofron në Shqipëri dhe në drejtim të projekteve të fuqizimit të qeverisjes vendore, të forcimit të shoqërisë civile dhe mjaft drejtime të tjera.
“Ne shpresojmë se edhe si rezultat i progresit që Shqipëria po realizon, edhe si rezultat i suksesit që besojmë se do të ketë zbatimi i reformës në drejtësi, në drejtim të forcimit të shtetit ligjor, të përmirësimit të klimës së biznesit, do të kemi shumë më tepër investitorë zviceranë në të ardhmen, të cilët investojnë në Shqipëri, por edhe njëkohësisht ta përdorin Shqipërinë, si një bazë solide për investimet e tyre, në rajonin tonë”, u shpreh Meta gjatë takimit.

Nga ana e saj, Christa Markwalder, vlerësoi progresin e madh që ka bërë Shqipëria gjatë viteve të fundit dhe shprehu kënaqësinë që Zvicra ka mundur të japë kontributin e saj me anë të bashkëpunimit në fushën e forcimit të institucioneve dhe përmes projekteve zhvillimore.
“Ne e mirëpresim rolin konstruktiv dhe të moderuar të Shqipërisë në rajon dhe kjo është një tjetër arsye pse ne duam të forcojmë lidhjet mes dy parlamenteve tona dhe të vazhdojmë këtë miqësi të mirë që kemi ndërtuar tashmë”, u shpreh Christa Markwalder.

Ne deklaraten per mediat, ajo tha se Zvicra eshtë e interesuar që Shqiperia, dhe në veçanti i gjithë rajoni, të zhvillohet përmes një stabiliteti të vazhdueshëm dhe për këtë arsye parlamenti ka vendosur të vazhdojë me projektet për bashkëpunimin zhvillimor edhe për katër vitet e ardhshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy