Për analistin Andi Tela, i ftuar në emisionin "Të Pa ekspozuarit" në MCN TV, ndezja e motorëve brenda PS dhe përgatitjet për zgjedhje, mund të kenë motiv tjetër.
Sipas analizës së tij, Rama mund të ketë ne mendje idenë e zgjedhjeve të parakohshme.
Unë po them se nëse PS k ndezur motorët në mendjen time mund te jetë ideja e zgjedhjeve të parakohshme.
Pra në 1 vite dy muaj që ne presim zgjedhjet e përgjithshme mund te kimi dhe zgjedhje te parakohshme që mund të ndikohen edhe nga veprimet e SPAK, nga veprimet e brendshme te PD.
Mund te ndodhin nga ideja që ka Edi Rama për ti mbajtur në tension.



