Votimet në Lushnje/ Kandidati i PD Sefa: Vullneti i qytetarëve do të lexohet siç është në kutitë e votimit

Votimet në Lushnje/ Kandidati i PD Sefa: Vullneti i qytetarëve do të lexohet siç është në kutitë e votimit

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë Lushnje, Indrit Sefa ka falënderuar lushnjarët që ushtruan të drejtën e tyre të votimit duke i siguruar se vullneti i tyre në kuti do të lexohet siç ata e kanë hedhur.

Teksa është shprehur se çdo votë vlen, ai tha se përmbajtja dhe qytetaria do të na shoqërojnë deri më numërimin e votës së fundit

Kushtet atmosferike nuk ishin në favor të pjesëmarrjes së lartë në zgjedhje, por shumë lushnjarë e ushtruan të drejtën e tyre kushtetuese. Falenderoj me zemër këdo që mori pjesë në zgjedhje, pavarësisht preferencës së tyre politike. Jam i sigurt se përmbajtja dhe qytetaria do të na shoqërojnë deri më numërimin e votës së fundit! Vullneti i lushnjarëve do të lexohet siç është në kutitë e votimit. Dëshirën për të patur një bashki në shërbim të njerëzve, e kam ndier në çdo takim me bashkëqytetarët e mi, prandaj besoj fort se vota e tyre është për ndryshimin! Çdo votë vlen! Çdo votë do të numërohet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy