
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka shënuar progres të dukshëm në kuadër të Kapitullit 5 të negociatave me Bashkimi Europian, i cili lidhet me prokurimet publike dhe standardet e transparencës.
Gjatë konferencës për mediat me negociatoren për Kapitullin 5 “Prokurimi Publik”, njëkohësisht Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë së Prokurimit Publik, Reida Kashta, Rama iu referua të dhënave të Gjykata Europiane e Llogarive, duke theksuar se Shqipëria paraqitet pozitivisht në disa prej treguesve kryesorë që maten nga BE për konkurrencën dhe hapjen në procedurat e tenderimit publik.
Sipas tij, në vendet e BE-së kontratat me vetëm një ofertues përbëjnë mesatarisht 32.3% të totalit, ndërsa në Shqipëri kjo shifër është 23.5%. Rama theksoi se ky rezultat e afron Shqipërinë me vende si Suedia dhe Gjermania, ku niveli i kontratave me një ofertues është respektivisht 22.9% dhe 22.6%.
Kreu i qeverisë nënvizoi gjithashtu se mesatarja e ofertuesve për procedurë në Shqipëri është 3.7, më e lartë se mesatarja e BE-së prej 3.2 ofertuesish. Ai shtoi se gjatë vitit 2025 vetëm 12% e procedurave të prokurimit në Shqipëri janë mbyllur me një ofertues të vetëm, krahasuar me mesataren 14% në vendet e BE-së.
Sipas Ramës, këta tregues dëshmojnë se Shqipëria ndodhet në një fazë të avancuar të reformimit të sistemit të prokurimeve publike dhe ka bërë hapa të rëndësishëm në procesin e negociatave me BE-në.
Nëse e vendosim pozicionin e vendit tonë në indikatorët thelbësor që përcakton Bashkimi Europian, konkurrueshmëria, dhe po të shohim në tabelën e konkurrueshmërisë pozicionin e vendit tonë, nëse në mesatare kontratat me një ofertues të vetëm përbëjnë 32.3% të kontratave në vendet e BE, për Shqipërinë janë në masën 23.5%.
Bazuar në fakte Shqipëria është në një fazë shumë të avancuar të përparimit në këtë fushë dhe në pozicionimin në tryezën e negociatave me Bashkimin Europian.



