Shqipëria hap zyrën e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë

Shqipëria hap zyrën e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, njoftoi sot se me mbështetjen e drejtpërdrejtë politike, financiare dhe institucionale të Shqipërisë, për herë të parë janë hapur zyrat e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë.

Kjo zyrë, siç thekson Cakaj, do të luajë një rol shumë të rëndësishëm në mbrojtjen dhe lartësimin e të drejtave themelore të shqiptarëve në Medvegjë.

Më tej Cakaj shprehet se hapja e kësaj zyre ka qenë detyrim kombëtar i kahmotshëm i Shqipërisë, por tani është edhe imponim i disa rrethanave politike: procesi i fshirjes së adresave të shqiptarëve ka zvogëluar dukshëm peshën politike të faktorit shqiptar në Medvegjë.

“Kjo zyrë, në bashkërendim të plotë me Shqipërinë, duhet të punojë fort në kundërshtimin e politikave të fshirjes krejtësisht të qëllimshme të adresave të shqiptarëve”- u shpreh Cakaj.

Gjithashtu, Cakaj pohon se Medvegja është pjesë e patjetërsueshme e Luginës së Preshevës dhe puna për mbështetjen e faktorit shqiptar në këtë qytet do të vazhdojë me përkushtim të plotë.

“Shumë shpejt do të fillojmë edhe me programin e plotësimit të shkollave me literaturë shqipe dhe trajnimit të mësuesve shqiptarë në Medvegjë”- informoi ministri në detyrë Cakaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy