Meta: Çrrënjosje përfundimtare monizmit, vëmendja për arsimin është emergjente

Meta: Çrrënjosje përfundimtare monizmit, vëmendja për arsimin është emergjente

Arsimi nuk është thjesht një profesion. Dhe të jesh arsimtar nuk është thjesht se ke një profesion.

Arsimi është mision. Të jesh arsimtar do të thotë të jesh misionar.

Kështu tha kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në tryezën për arsimin parauniversitar, duke deklaruar se vlerësimi moral, vlerësimi financiar, mbështetja logjistike për të shndërruar mësimdhënien në kushtet që meriton Shqipëria 2023 dhe që meritojnë fëmijët tanë janë në gjendjen më katastrofike të mundshme.

Sipas tij, sa i takon numrit të nxënëseve që kanë mbaruar shkollat e mesme dhe të larta ka një përkeqësim drastik, nga 74% që ka qenë në 2010 në 55% në vitin 2021, që ishte statistika e fundit zyrtare, duke e cilësuar si tendencë përkeqësuese, ndërkohë që të gjitha vendet e rajonit e kishin mbi 90% dhe të gjitha ishin me përmirësim që nga viti 2010.

Meta tha se familjet nuk i mbajnë dot fëmijët në shkolla, nuk i suportojnë dot, ndaj dhe studentët kërkojnë të paktën 100 euro në muaj siç i mbështet qeveria e Kosovës prej kohësh dhe se pedagogët kërkojnë që pas dy vjetësh të kenë të paktën pagat e kolegëve të tyre në Kosovë.

Unë besoj se me çrrënjosjen përfundimtare jo vetëm të monizmit në pushtetin vendor, por edhe të monizmit tërësisht si forma më e neveritshme e rikthimit të diktaturës së një pakice uzurpatore ndaj shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë, pra me votën e tyre në 14 maj, ne do të japim një model krejt tjetër dhe një mbështetje shumë të madhe, edhe përmes bashkive, ku opozita jam I bindur do të fitojë në mënyrë dërrmuese.

Por edhe përmes mënyrës së funksionimit dhe drejtimit të këshillave bashkiakë, që nuk ekzistojnë, por që vetëm firmosin fët e fët kur u çojnë letrat.

Në krye të Top Ten vendeve që kalojnë La Manshin është Shqipëria dhe nuk është për shkak të alfabetit, është për shkak të numrit më të madh që ka, vlerë absolute të qytetarëve shqiptarë që ikin atje.

Edhe prapë në Top Ten është për sa i takon atyre që hyjnë me varka duke rrezikuar jetën. Pra shumë herë më tepër se sa vendet e tjera që janë në luftë, si Afganistani, Siria, Sudani, Eritrea etj.

Nuk gjeni dot në atë Top Ten një vend të rajonit, Do të gjeni vetëm vende që janë në gjendje lufte, vende që janë me qindra milionë banorë dhe prapë ja u kalojmë ne.

Meta nënvizoi se vëmendja tek arsimi sot është emergjente dhe në rastin më të parë që Partia e Lirisë do të vijmë në qeveri do të diskutojnë për arsimin, pastaj ajo që do të ngelet, do të diskutohet për çështjet e tjera.

Sepse impakti i arsimit është edhe i menjëhershëm, por sidomos është afatgjatë. Ashtu sikurse e kemi parë që në këto 10 vite se ku ka vajtur trendi nga mungesa e qëllimshme e vëmendjes në mënyrë sistematike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy