Pas arrestimit të Fatos Tushes, Rama takim me kryebashkiakët

Pas arrestimit të Fatos Tushes, Rama takim me kryebashkiakët

Kryeministrti Edi Rama mbledh mesditën e kësaj të premte kryebashkiakët e vendit.

Takimi vjen tri ditë pas arrestimit të kryetarit të bashkisë Fatos Tushe, ndërsa mësohet se do të zhvillohet në orën 12:00 në Kryeministri.

Takimi me kryetarët e bashkive vjen pasi SPAK mësyu në bashkinë e Lushnjes. Fatos Tushe u shkarkua nga kryeministri Rama një ditë pas arrestimit të tij. Ai u prangos nga SPAK dhe dje GJKKO e la në burg.

Ish-kryebashkiaku Tushe akuzohet se në bashkëpunim me vartësit e tij janë përfshirë në tenderin abuziv për rehabilitimin e kanalit ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj me vlerë 240 milionë lekë, para të cilat iu dhanë një lidhjeje miqësore të tij me biznesmenët Bujar Murati dhe Ibrahim Lami.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy