Në mbledhjen e kryesisë, kreu i PD, Sali Berisha e konsideroi dekretin e Begajt për zgjedhjet në Tiranë, si antikushtetues.
Megjithatë ai tha se opozita nuk do të bojkotojë.
A është Shqipëria një narkoshtet, dhe kjo është shumë e rëndësishme t’u shpjegohet qytetarëve, në një vend ku rrëzimi i euros nga kamionët dhe kontejnerët e narkoeurove, shkatërroi eksportet, qindra mijëra vende pune, futi në revecion industrinë. Statistika zyrtare këto, por duhen lexuar ama. Prodhimi industrial në Shqipëri është në recesion, prodhimi bujqësor në Shqipëri është në recesion. Por ekonomia nuk është në recesion sepse janë kullat e drogës dhe pallatet e drogës…
Sepse miliarda e miliarda euro lahen në parajsën e parave të krimit që është shndërruar Shqipëria sot nga Edi Rama. Por, ndërtimi është ndërtim. Shqipëria nuk është një fjetore madhe gjigante. Sot, vetëm Tirana numëron 56 mijë apartamente bosh. Thonë të pashitura, jo, nuk janë të pashitura, janë të blera nga çunat e krimit. Por, me anonimate, me mënyrat e tyre.
Pra, duhet të kemi një debat të hapur me çdo qytetar se para syve tanë, ashtu sikur nuk i ka ndodhur ndonjë gjenerate në historinë e Shqipërisë, që nga kohërat e Skënderbeut gjer sot, vendi të shkretohet. Popullata e Shqipërisë të shkrihet njëlloj si bora para diellit. Të reduktohet, të zvogëlohet dhe të ecë drejt zhdukjes së saj.
Kjo është e vërteta. Ndaj dhe ne duhet të motivojmë qytetarët shqiptarë për një rezistencë dhe shpëtimin e Shqipërisë nga ky regjim.
Por një gjë u siguroj, që ky shpëtim dhe kjo rezistencë nuk vjen me bojkot.
Vjen me pozicionim në çdo pozicion dhe qëndresë në çdo pozicion. Nuk vjen nga jashtë, vjen nga ne, nga qëndresa jonë.



