Incidenti në uzinën e Gramshit/ Osmani: Fola me president Begajn, Kosova e gatshme për çdo ndihmë të nevojshme

Incidenti në uzinën e Gramshit/ Osmani: Fola me president Begajn, Kosova e gatshme për çdo ndihmë të nevojshme

Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur në Uzinën Ushtarake të Gramshit, ku dy shtetas rusë dhe një ukrainas, janë arrestuar nën akuzën e spiunazhit.

Osmani ka bërë thirrje që ky sulm të dënohet së bashku me autorët përkatës.

Teksa në mbyllje të mesazhit të saj, presidentja Osmani thekson se institucionet e Kosovës mbeten në gatishmëri të plotë për të ofruar mbështetje ndaj atyre shqiptare.

Fola me Presidentin Bajram Begaj, për sulmin e fundit ndaj ushtarëve shqiptarë në fabrikën e Gramshit. Të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë.

Autorët e këtij sulmi duhet të mbajnë përgjegjësi. Institucionet tona janë të gatshme të ofrojnë çdo mbështetje të nevojshme.

Hetimi për shtetasit e huaj ende vazhdojnë, ku sipas pistave të para mendohet se ata mund të jenë agjentë rusë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy