Rama replikon me deputetin britanik: Ke humbur 'bastin'. Në Britani janë rreth 140 mijë shqiptarë, pra 1 në 100 prej tyre janë në burg

Rama replikon me deputetin britanik: Ke humbur 'bastin'. Në Britani janë rreth 140 mijë shqiptarë, pra 1 në 100 prej tyre janë në burg

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas deklaratës së bërë nga deputeti britanik, Nigel Farage, i cili pretendoi se “1 në 48 shqiptarë në Britani janë në burg”.

Përmes një postimi të gjatë në platformën “X”, Rama ka kundërshtuar fort këtë “statistikë” të politikanit britanik, duke e quajtur atë të pasaktë dhe të bazuar në të dhëna të shtrembëruara.

Rama theksoi se pretendimi i Farage është jo vetëm një gabim faktik, por edhe absurd, dhe e cilësoi këtë si një taktikë të zakonshme të politikanëve pas Brexit-it. Ai shtoi se “nëse numërohen rreth 140,000 shqiptarë që jetojnë në Britani, atëherë 1 në 100 prej tyre janë në burg”, duke theksuar se ky krahasim është shumë larg asaj që pretendon Farage.

Në fund, Kryeministri i Shqipërisë e përfundoi postimin duke ironizuar, duke thënë: “Farage ka humbur bastin!”.

Reagimi i plotë i kryeministrit:

I dashur Nigel_Farage,

Gjyshja ime katolike, Zoti e pastë mëshiruar, më kujtonte shpesh një proverbë latine: Errare humanum est, sed perseverare diabolicum. Që në përkthim të lirë do të thotë: Të gabosh është njerëzore, por të këmbëngulësh në gabim është djallëzore.

Prandaj, në vend që të shqetësosh ministren e Brendshme, e cila është tashmë e zënë, ndoshta më mirë do të ishte të më thuash se kur mund të të mirëpres në Tiranë, si i ftuari im i nderit. Sepse, i dashur Nigel, shifrat qartazi nuk janë pika jote e fortë, ndaj le të jemi të qartë – TI KE HUMBUR.

“Aktualiteti” yt për shqiptarët në Britani është veçanërisht qesharak. Ti pretendon se janë 53.000. Në realitet, numri është shumë më i lartë – shumëfish i asaj që thua. Por le të qëndrojmë tek burimi yt: The Telegraph, që ishte i pari që përhapi teorinë “një në 50”, dhe që më pas e pranoi vetë:

“Analiza ka të ngjarë të ketë nënvlerësuar madhësinë e popullsisë shqiptare, pasi nuk merr parasysh emigrantët e paligjshëm, përfshirë më shumë se 12.000 që kanë mbërritur me varka të vogla në vitin 2022. Disa vlerësime sugjerojnë se numri real i shqiptarëve mund të jetë deri në 140.000 – çka do të thotë se më pak se një në 100 ndodhet në burg.”

Sa për shifrën e të burgosurve, ja një pyetje më e rëndësishme: sa prej tyre janë dënuar për vepra që nuk kanë të bëjnë fare me sistemin tuaj të vjetruar të emigracionit dhe vizave?

Po, numrat mund të jenë të mërzitshëm – por janë edhe kokëfortë. Dhe kur dikush i gabon vazhdimisht, pyetja e vërtetë është: Pse këmbëngul? Sepse, me sinqeritet, të jesh djallëzor duket poshtë edhe stilit tënd të zakonshëm.

Shqiptarët në Britani nuk janë një statistikë që mund të përdoret si dekor për teatrin politik pas-Brexit. Ata janë studentë, akademikë, ndërtues, shoferë, sipërmarrës dhe partnerë. Dhe nëse një në një mijë gabon, kjo nuk e kthen shumicën në kokë turku për konfuzionin tuaj kombëtar.

Ne kemi qëndruar krah për krah me qeverinë britanike në uljen drastike të emigracionit të paligjshëm dhe në luftën kundër krimit. Këtë e tregojnë shifrat reale – dhe kjo quhet bashkëpunim. Por “një në 50 shqiptarë në burgjet britanike”? Kjo nuk është fakt – kjo quhet iluzion pas-Brexit.

Jam duke pritur me kënaqësi të të pres në Shqipëri, siç të kam premtuar – për shumë diell, mikpritje të ngrohtë dhe fakte të vërteta.

Deputeti britanik Nigel Farage mbron faktin, se sipas tij, të paktën 1 në 50 shqiptarë në Britaninë e Madhe, është në burg. Farage thotë se statistika ekzakte e shqiptarëve të burgosur në Britani është 1 në 48 e atyre që jetojnë në territorin anglez. 

Duke pretenduar se ka fituar "bastin" me Ramën, i cili u zotua se do të marrë në Shqipëri të gjithë të burgosurit shqiptarë në Britani, nëse shifrat e Farage janë të vërteta, shprehet se do angazhohet për t'i dëbuar ata drejt Shqipërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy