
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj po zhvillon një vizitë në Gjermani, ku ka zhvilluar një takim me ministrin e Brendshëm, të Landit të Bavarisë, Joachim Herrmann, takim të cilin Xhafaj e konsideron konstruktiv.
"Një pritje shumë e përzemërt dhe miqësore në Mynih nga Ministri i Brendshëm i Landit të Bavarisë z.Joachim Herrmann. Një takim pune shumë konstruktiv me të, ekipin e Ministrisë dhe Policisë bavareze për çështjet e rendit dhe sigurisë, marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin rajonal. Vlerësime shumë inkurajuese nga ministri bavarez për reformat e qeverisë në fushën e drejtësisë e sigurisë. Vlerësime pozitive dhe mbështetje për punën e arritjet në luftën ndaj krimit te organizuar, @ForcaELigji, menaxhimin e kufirit, parandalimin e azilkërkimit, vetingun në polici", shkruan ministri Xhafaj në rrjetin social "Twetter".
Më tej Xhafaj faleminderon miqtë bavarezë për mbështetjen në rrugën europiane dhe ka thënë se e pret për vizitë në Tiranë homologun e tij gjerman.



