
Deputeti socialist Eduard Shalsi vlerëson punën e bërë në Tiranë nën drejtimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, por thotë se për hetimet që po kryhen nga SPAK lidhur me aferën “5D” dhe çështjet e lidhura me bashkinë e kryeqytetit, pritet që të hidhet dritë.
Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ai deklaroi se nga viti 2015 e tani ka parë të bëhen realitet në bashkinë e Tiranës disa projekte dhe ëndrra që kanë qenë të mbyllura në sirtar.
Ai liqen që ju shihni sot, me atë park fantastik, ka qenë një ëndërr e bukur. Te pjesa e çështjeve të bashkisë kam qenë pjesë e një stafi fare politik.
Tirana sot që flasim është bërë një metropol modern, një pol tërheqës.
Sot ka një çështje që po e heton SPAK ( 5D ) që presim të shohim hetimet që kanë nisur.
Prisni të them se është bandë kriminale SPAK?
SPAK ka gjithë mbështetjen tonë, që të hedh dritë mbi çdo lloj afere në bashkinë e Tiranës, në ministri apo kudo që qeveriset.



