Në seancën e sotme hetimore për CEZ është thirrur të deshmojë edhe djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha.Ky i fundit është paraqitur pasditen e së mërkurës në komisionin hetimor parlamentar për privatizimin e Operatorit të Sistemit të Transmetimit tek kompania çeke CEZ, për të dhënë dëshminë e tij.
Teksa i është kërkuar të tregojë gjeneralitetet e tij dhe të bëjmë betimin, i biri i ish-kryeministrit Berisha ka refuzuar me argumentin se kryetari i komisionit, Taulant Balla është dënuar nga gjykata për shpifje në dëm të tij.



