Emërimet në Gjykatën e Lartë, Kim: Reforma në drejtësi po ecën përpara

Emërimet në Gjykatën e Lartë, Kim: Reforma në drejtësi po ecën përpara

Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim, ka uruar katër anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, që u dekretuan nga presidenti Ilir Meta.

Përmes një postimi në “Twitter” Yuri Kim falënderon KLGJ-në dhe presidentin Meta për administrimin e shpejtë të procesit, ndërsa shprehet se tanimë Gjykata e Lartë mund të shqyrtojë çështje kriminale, civile dhe administrative.

Urime 4 gjyqtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë të cilët tashmë janë 7. Gjykata e Lartë tanimë mund të shqyrtojë çështje kriminale, civile dhe administrative.

Falënderime Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili duhet të vazhdojë me emërimet. Falënderime dhe presidentit Ilir Meta për administrimin e shpejtë të procesit. Reforma në drejtësi po ecën përpara”, tha Yuri Kim.

Meta dekretoi sot 4 anëtarët e Gjykatës së Lartë të propozuar nga KLGJ. Bëhet fjalë për Sokol Binaj, Albana Boksi, Sandër Simoni  si edhei Klodian Kurushi.

Së bashku me këto 4 emërime të reja, Gjykata e Lartë, nga sot bëhet me 7 (shtatë) anëtarë, nga 19 anëtarë, që duhet të ketë, sipas vendimmarrjes së KLGJ-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy