Berisha: Gjendja e qytetarëve nga jugu në veri është e vështirë si pasojë e izolimit nga i ftohti

Berisha: Gjendja e qytetarëve nga jugu në veri është e vështirë si pasojë e izolimit nga i ftohti

Si në çdo seanc parlamentare ish-kryeministri Sali Berisha nuk e mban diskutimin te rendi i ditës po vazhdon të hedhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama. Berisha shmangu qëndrimet për zgjedhjet dhe kërkesën e demokratëve për votim elektronik, duke e orientuar fjalimin e tij tek situata në Shqipëri nga moti i keq.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ish-kryeministri tha se emergjencë më e madhe sesa zgjedhjet, është gjendja e qytetarëve nga jugu në veri, që sipas tij janë pa drita, ujë dhe ushqime si pasojë e izolimit nga i ftohti që ka mbërthyer Shqipërinë. 

Sot kryeministri Rama ishte në Tamarë ku tha se qeveria ka qenë në këmbë për t’i ardhur në ndihmë banorëve në nevojë duke shtuar se janë shpërndarë 1 qind ton ndihma. Por Berisha e ka theksuar se ka marrë mesazhe nga banorët që i thonë se nuk kanë çfarë të hanë për shkak se i kanë mbaruar rezervat. Sipas tij, Rama duhej të kishte marrë parasysh kërkesën e kreut demokrat Lulzim Basha për të shpallur gjendjen e emergjencës në Shqipëri si pasojë e motit të keq.

“Jam dakord me të gjithë ata që diskutuan se problem më kapital se zgjedhjet nuk ka. Por do ndalem pak në një problem tjetër, i cili sot, në këto momente është imediat, po rënkon me egërsi nga jugu në veri të vendit. Ka zhytur në mungesë uji, dritash, buke, ushqimi, ilaçesh, me mijëra familje shqiptare, kurse qeveria krihet. Nëse kjo mazhorancë do të kishte ndjeshmërinë më të vogël ndaj kësaj situate tepër të rëndë, i ftohtë dhe akuj që s’është parë prej dekadave, nuk do të mundej kurrë të mos shpallte gjendjen e emergjencës. Sot Rama ishte në Tamarë për fushatë. Mesazhi më erdhi nga qytetarë: S’kemi ç’të hamë, na kanë mbaruar rezervat ushqimore. Dhe kanë mbaruar, nuk thotë kot ai. Turp ta dëgjojë njeri që çuan 1 qind tonë ndihma, po aq i jep organizata më e vogël”, u shpreh Berisha.

Sipas tij mazhoranca duhet të marrë seriozisht kushtet e vendosura nga opozita për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Berisha përveç votimit elektronik, tha se duhet krijuar mundësia për votim edhe nga ana e emigrantëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy