BE kthen sytë nga të rinjtë e Ballkanit Perëndimorë, eurodeputetët japin mesazhe nga Durrësi

BE kthen sytë nga të rinjtë e Ballkanit Perëndimorë, eurodeputetët japin mesazhe nga Durrësi

Zhvillohet të premten në Durrës konferenca “Promovimi i fuqizimit të të rinjve në Ballkanin Perëndimor – një iniciativë progresive për Strategjinë e Rinisë në BE me pjesëmarrjen e eurodeputetëve Viktor Boshtinaru, Tanja Fajon, Knut Fleckenstein e Tonino Picula.

Sipas Boshtinaru anëtar rumun i Parlamentit Europian, qëllimi i takimit është dhënia e mesazheve të qarta për rininë sa i përket zgjerimit, dhe shpresa që aktiviteti të mos përdoret nga partitë, ndërkohë qe shefja për zgjerimi Fajon vë në dukje se “largimi i trurit” duhet ndalur e shtuar besimi tek politikat e zgjerimit në një moment kyç edhe për vetë BE.

Gazetarja e RTSH Arta Tozaj zhvilloi me ta këtë intervistë.

RTSH: Ju mbërrini në Shqipëri në mes të fushatës elektorale dhe keni ftuar, kryeministrin Rama, ashtu dhe nga partia tjetër simotër, presidentin e sapozgjedhur Meta. A nuk druheni se kjo konferencë mund të keqpërdoret nga njëra palë, ose tjetra?

V.Bostinaru: Le të jemi të sinqertë, kur ne vendosëm për të bërë këtë konference, askush nuk e dinte se kur do të mbaheshin zgjedhjet egzaktësisht. Jam i bindur se të dy liderët, të cilët ndajnë përgjegjësitë më të rëndësishme në këtë vend kandidat, do të sillen me përgjegjësi të plotë përkundrejt detyrave të tyre për popullin shqipëtar. Ka shumë rëndësi që ne të përcjellim mesazhin e përgjegjshmërisë, në një kohë kur çdo gabim mund të kushtojë tepër shumë dhe ky çmim nuk paguhet nga elita politike por nga populli, nga njerëzit e zakonshëm, për të cilët ne kujdesemi edhe më shumë.

T. Fajon: Me gjithë repektin ndaj forcave politike, ne presim mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Me këtë event për të rinjtë e rajonit, duam të bëjmë të qartë se zgjerimi dhe perspektiva e të rinjve në Ballkanin Perëndimor janë ekstremisht të rëndësishme për ne. Ka tepër shqetësim për perspektivën e BE në të ardhmen, për punësimin dhe arsimimin jashtë vendit, e këto janë tema që dhe ne progresistët duam t’i trajtojmë në Durrës.

RTSH: Përse e diskutoni me të rinjtë e rajonit perspektivën, në një kohë kur “lodhja nga zgjerimi” më shumë se në Ballkan, haset brenda BE-së ?

V.Bostinaru:  Mesazhi ynë do të jetë i qartë për këtë. Ne duam të shohim se zgjerimi po bëhet i prekshëm. Ne jemi aty për të premtuar një përshpejtim të procesit, ndërkohë që respektohen të gjitha kriteret e standartet, që duhet të përmbushen nga të gjitha vendet kandidate. Nderkohe, për të dhënë mbështetje materiale, të paktën për projektet infrastrukturore, të cilat gjatë viteve të ardhshme do të shihen të integruara brenda  tregut të BE-së, për të cilën do të bisedohet edhe në Washington, në kuadrin e mbështetjes për to.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy