
Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka thirrur mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
Ai ka njoftuar që mbledhja të mbahet ditën e sotme në orën 09:00 në selinë e PD, pak para nisjes së seancës plenare të Kuvendit.
“Përshëndetje! Nesër në orën 09:00 do të zhvillojmë mbledhje grupi në seli. Ju faleminderit!”, thuhet në mesazhin që i ka dërguar grupit të PD-së, Arbi Agalliu, sekretar i grupit.
Ajo çka mësohet është se Berisha nuk është në grupin e deputetëve që e kanë marrë mesazhin.
Dorëheqja e Lulzim Bashës nuk po i bashkon ende demokratët, të cilët provën e tyre të parë për të qenë bashkë do ta kenë mëngjesin e kësaj të enjteje.
Kujtojmë se pas dorëheqjes së Bashës nga posti i kryetarit, drejtimin e PD e mori Alibeaj, ndërkohë që pak ditë më vonë Gjykata Civile e Tiranës njohu zyrtarisht statutin e Kuvendit të 11 dhjetorit, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.



