<p>Ish-kryeministri Berisha u shpreh kundër strehimit të palestinezëve në Shqipëri. Berisha tha se Shqipëria nuk i ka mundësitë ta bëjë këtë dhe nëse ai do të jetë në pushtet, kjo do t’i shpjegohet presidentit amerikan, Trump.</p> <blockquote> <p><em>Mikpritja jonë është e njohur. Por në Shqipëri, 98% e tyre do të përfundojnë në Europë. Ndryshe është me iranianët. Ata ndjekin qëllimet e tyre, i njoh mirë unë. Nëse kërkon Trump e sqarojmë që nuk është zgjidhje Shqipëria. Nuk i mbajmë dot 100 mijë. Ata përfundojnë në vende të tjera. Që Edi Rama është futur në ato diskutime është e padiskutueshme. E kam dëgjuar këtë histori tre muaj. Nga ndërtuesit, për apartamentet. </em></p> </blockquote> <p> </p>



