Begaj takon Kurtin dhe Konjufcën: Kosova do të gjejë tek Presidenti një mbështetës besnik

Begaj takon Kurtin dhe Konjufcën: Kosova do të gjejë tek Presidenti një mbështetës besnik

Presidenti Bajram Begaj është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryeparlamentarin Konjufca gjatë vizitës së tij në Prishtinë.

Përmes një reagimi zyrtar Presidenca bën me dije se Begaj ka përshëndetur angazhimin e dy qeverive për zhvillimin e një Kuvendi Kombëtar më 28 nëntor 2022 ashtu edhe maturinë e institucioneve të Kosovës në përballimin e krizës së 31 korrikut dhe mbështeti të drejtën legjitime të Kosovës për shtrirjen e autoritetit dhe vendosjen e sundimit të ligjit në veri të vendit, në bashkëpunim me ShBA-në dhe BE-në.

Po ashtu në njoftim bëhet me dije se presidenti Begaj ka theksuar se abetarja e përbashkët do të jetë gati për 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe do të punohet për projektin madhor të Enciklopedisë shqiptare

Presidenti Begaj ka përshëndetur angazhimin e dy qeverive për zhvillimin e një Kuvendi Kombëtar më 28 nëntor 2022, moment që sipas tij, do të përcjellë për mbarë popullit shqiptar dhe bashkësisë ndërkombëtare mesazhe të unitetit të faktorit shqiptar dhe aspiratave tona për zhvillim, paqe dhe vlerat më të mira demokratike.

Presidenti i Republikës ka përshëndetur maturinë e institucioneve të Kosovës në përballimin e krizës së 31 korrikut dhe mbështeti të drejtën legjitime të Kosovës për shtrirjen e autoritetit dhe vendosjen e sundimit të ligjit në veri të vendit, në bashkëpunim me ShBA-në dhe BE-në.

Në takimin me kryeministrin Kurti dhe kryeparlamentarin Konjufca, Kreu i Shtetit theksoi se, abetarja e përbashkët do të jetë gati për 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe do të punohet për projektin madhor të Enciklopedisë shqiptare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy