Hoxha: Telefoni i përgjuar ai i Taulant Ballës, materialet asgjësohen pas bisedës me Ramën

Hoxha: Telefoni i përgjuar ai i Taulant Ballës, materialet asgjësohen pas bisedës me Ramën

Gazetari Artan Hoxha në emisionin Të Paekspozaurit ka folur lidhur me përgjimet e Taulant Ballës për të cilin u shpreh se ka qenë telefoni i tij ai që është vënë në përgjim.

Ai tha se çdo provë u asgjësua dhe u fshi duke u cilësuar si një lapsus pasi kuptuan se telefoni që po përgjonin ishte duke komunikuar me kryeministrin Rama.

Hoxha sqaron se në vendimin e gjykatës thuhet qartë se jo vetëm që duhet të asgjësohet, por që personi nuk duhet ta marrë vesh që është përgjuar.

Kjo çështje u riaktivizua para dy javësh kur Çapja u arrestua. Personi që është përgjuar është telefoni i Taulant Ballës dhe kjo është e provuar me vendimin e  gjykatës. Gjykata provon se telefoni i tij është i përgjuar. Por në 3 shkurt ka ndodhur ngjarja ku janë vrarë 3 persona, dhe janë plagosur 8 persona të tjerë. Objekt i këtij sulmi ishin Çapjat, një familje që për gati dy dekada kanë komanduar në Elbasan. Dëmi që ishte shkaktuar aty ishte shumë i madh dhe ajo që kemi parë që është fakt është që aty ka shkuar helikopteri që ka marrë të plagosurit dhe i ka sjell në Tiranë. Në datën 4, një distë pas ngjarjes, oficerët e policisë gjyqësore kanë bërë një filtrim të të dhënave dhe i kanë kërkuar prokurorisë të vënë në përgjim një numër personash që mund të kishin informacion dhe mes tyre dhe Taulanti. Ervin Ndreu ka kërkuar të vihet në përgjim ky telefon, këta kishin vënë në përgjim numrin e Taulantit dhe del që ai ishte duke folur me kryeministrin dhe pastaj vihet alarmi që çfarë jeni duke bërë se s’mund të përgjosh bisedat me kryeministrin. Me urgjencë kërkohet që të bëhet një shkresë për ndërprerje të përgjimeve. Sapo foli Rama përgjimi u ndërpre. Këto bisedat e përgjuara për 10 orë janë hedhur në Cd, por nuk i kanë zbardhur, i kanë shkuar gjykatës dhe kanë kërkuar ndërprerjen e përgjimit. Dhe për të mbuluar atë që ka ndodhur i kanë shkuar gjykatës dhe i kanë thënë që kemi bërë një lapsus me atë numrin dhe ajo që është regjistruar duhet të asgjësohet. Dhe në vendimin e datës 17 gjykata e thotë qartë që jo vetëm që duhet të asgjësohet, por që personi duhet ta marrë vesh që është përgjuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy