
Neritan Sejamini në studion e emisionit ‘Të Paekspozuarit’ ka deklaruar se Berisha u rikthye pasi pa që Partia Demokratike mbeti një gërmadhë.
Sipas tij Basha ka qenë një emërim, ndërsa shtoi se Berisha ka të gjithë të drejtën e tij për të kandiduar dhe nëse fiton mund të drejtojë edhe Shqipërinë.
Ne mund të themi çdo gjë që Berisha mund të kishte dalë nga politika që në ‘97, e vetmja arsye që Berisha u kthye në PD ishte fakti se ajo mbeti një gërmadhë dhe Basha qe emërim. Unë di të them që sot jam kundër atyre që thonë se nuk duhet të kandidojë, ishte i vetëm bëri fushatën, pa sigël, pa mbështetje dhe çfarë ti thuash atij njeriu që ka fituar mos kandido, jo ai duhet të kandidojë dhe nëse fiton le të drejtojë Shqipërinë. Nuk ka zhvillim tjetër, e di kur do merret vesh nëse PD është zhvilluar, në momentin nëse Berisha humbet zgjedhjet e 2025 dhe nuk largohet, por nëse ai largohet atëherë kjo parti është bërë demokratike.



