Ndërtimi te Garda/ Këlliçi: Po betonizohet çdo hapësirë publike në Tiranë

Ndërtimi te Garda/ Këlliçi: Po betonizohet çdo hapësirë publike në Tiranë

Partia Demokratike ka reaguar sot në lidhje me ndërtimin te Garda duke e konsideruar betonizim të çdo hapësire publike në Tiranës.

Teksa ndodhet përballë ndërtimit te Garda, Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi shprehet se Erion Veliaj është i gatshëm për të betonizuar me çdo kusht parkun e liqenit për të çimentuar pushettin korruptiv të shefit të tij Edi Rama.

 Këlliçi, në një prononcim për mediet pranë Parkut të Liqenit të Tiranës deklaroi se Veliaj nuk mbajti premtimin e tij për zero leje ndërtimi.

“Të gjithë e mbajnë mend se si erdhi Erion Veliaj në krye të bashkisë Tiranë 6 vite më parë. Me premtimin e tij të famshëm për zero leje ndërtimi dhe për faktin se ai donte të mbahej mend si i vetmi kryetar bashkie që do të ndërtonte më shumë parqe e lulishte në kryeqytet. Të gjithë e mbani mend një reformë të ashtuquajtur “Reformën e Gardës së Republikës” që ka nisur në vitin 2013 dhe qytetarët shpesh pyesin çfarë është kjo reformë, çfarë është ky plan. Ky plan u konkretizua pikërisht  në vitin 2015 me ardhjen e Erion Veliajt në krye të bashkisë Tiranë. Erion Veliaj i gatshëm për të betonizuar me çdo kusht parkun e liqenit për të çimentuar pushtetiin korruptiv të shefit të tij Edi Rama”, tha ai.

Po ashtu, Këlliçi tha se “Erion Veliaj ishte ai që kërkoi votën e kryeqytetasve, po e themi edhe njëherë me një premtim: zero leje ndërtimi dhe vetëm parqe e lulishte.

“Ky rezultoi të ishte mashtrimi më i madh dhe i paskrupullt që u bë plot 1 milionë banorëve të kryeqytetit të Tiranës. 1400 metra katrorë është një felë e madhe për të kënaqur shokët e biznesit. Këtu do të shkulen katër institucione që do të mbillen kulla. Këtu do të shkulen Garda e Republikës, Policia Shkencore, Vetingu i policisë si dhe Autoriteti i Dosjeve për të ndërtuar një hotel 14-katësh. Me Reformën e Gardës të gjithë pronat që administrohen prej saj i kalojnë në pronësi bashkisë Tiranë. Që bashkia Tiranë të bëjë me to çfarë? Çfarë mund të bëje bashkia dhe Erion Veliaj me këto troje? Parqe dhe lulishte? Parkingje publike? Kënde lojërash apo hapësira rekreative? Absolutisht jo! Asnjërën prej tyre. As që i shkon ndërmend Erion betonit për nevoja emergjente të kryeqytetit Për më shumë ajër, për më shumë oksigjen, për më shumë gjelbërim e rekreacion sepse ortakët presin lejet e ndërtimit, presin lejen e tij, duan truall në zonë ekskluzive, në qendër të Tiranës sepse këtu apartamentet apartamentet mund të shumë shumë shtrenjt, hapësirat mund të jepen me qere me çmime marramendëse”,- tha Këlliçi

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy