Financimi i mediave nga Greqia dhe paralajmërimi i Shpëtim Idrizit (VIDEO)

Financimi i mediave nga Greqia dhe paralajmërimi i Shpëtim Idrizit (VIDEO)

Kreu i PDIU-së, Shëtim Idrizi ka reaguar pas publikimit të lajmit se Ministria e Jashtme greke kishte financuar portale dhe gazetarë në Shqipëri për lajme pro Greqisë. Idrizi ka publikuar një video në muajit janar, ku sipas tij paralajmëroi shqiptarët për "fondet e pista" që hidheshin nga shteti grek kundër çështjes çame.

Sipas kreut të PDIU-së fondet e pista hidheshin në media e portale kundër çështjes Çame e pro interesave greke, nga Fondi Sekret i Ministrisë së Jashtme greke.

“Unë e di shumë mirë që influenca e Greqisë  është e madhe edhe në mediat shqiptare. Shqipëria sot dhe çdo ditë do të jetë akoma dhe më e fortë, e mos u mbani tek ata që tradhëtojnë interesat e Shqipërisë”, deklaroi Idrizi.

Greqia është përfshirë në një skandalë ditët e fundit, pasi në mediat vendase u publikua lajmi se Ministria e Jashtme greke ka financuar me fondet sekrete mediat në Shqipëri dhe Maqedoni.

Sipas një ligji të iniciuar nga ish ministri i jashtëm, Nikos Kotzias, përdorimi i fondeve sekrete të ministrisë, shqyrtohet nga një komision i parlamentit.

Mediat u janë referuar dhe një dokumenti I cili është paraqitur  në Parlament më 10 tetor mbi "fondet sekrete" të ministrisë. Por deri tani nuk bëhen detaje rreth përmbajtjes së raportit dhe efektit që ai mund të ketë patur, ndërsa skandali shpërtheu pas dorëheqjes së ministrit të jashtëm Nikos Kocias I cili kërkoi nga qeveria të publikohet letra e tij prej 9 faqesh.

Pas lajmit që ka qarkulluar në mediat elektronike greke, partia më e madhe opozitare kërkon nga qeveria që të publikohen të gjitha detajet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy