6 ligjet e Drejtësisë, si do të funksionojnë institucionet

6 ligjet e Drejtësisë, si do të funksionojnë institucionet

Miratimi të enjten në Kuvend i paketës me 6 ligjet prioritare do t’i hapë rrugën zbatimit të reformës kushtetuese për ngritjen e institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Pas miratimit më 30 gusht të ligjit të Vetingut, vetëm me votat e maxhorancës, tashmë pritet miratimi i pr/ligjeve të tjera, të hartuara me mbështetjen e misioneve ndërkombëtare, EURALIUS dhe OPDAT. Vetëm për një nga draftet, ligjin e SPAK-ut, opozita ka dhënë mbështetjen e saj, ndërsa ka refuzuar miratimin e 5 projektligjeve të tjera.

Përcjellja në parlament e paketës ligjore është shoqëruar dhe me miratimin nga qeveria të faturës financiare të reformës në drejtësi, e cila përllogaritet në rreth 1.8 miliard lekë ose afërsisht 14 milion e gjysëm dollarë. Kjo faturë i përgjigjet pagave të reja të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe funksionimit të institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë.

Projektligjet e reformës

“Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, SPAK

Objekti i këtij ligji është përcaktimi i rregullave për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë së Posaçme dhe njësisë së pavarur hetimore, të krijuara nga neni 148, paragrafi 3 i Kushtetutës. Drafti përcakton kushtet shtesë që duhet të përmbushin prokurorët për t’u emëruar në Prokurorinë e Posaçme, si dhe kushtet dhe procedurat shtesë për zgjedhjen e një Drejtuesi të Prokurorisë së Posaçme, ndërmjet prokurorëve të emëruar në Prokurorinë e Posaçme. Pr/ligji përcakton mes të tjerash dhe kushtet që duhet të përmbushin shtetasit për të qenë oficerë dhe punonjës në njësinë e pavarur hetimore, si dhe kushtet për të qenë punonjës në gjykatat kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe në Prokurorinë e Posaçme.

“Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”

Objekti i tij është përcaktimi i rregullave të organizimit dhe funksionimit të Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë, si dhe kushtet që duhet të përmbushin shtetasit që të emërohen prokurorë. Gjithashtu ai përcakton statusin e prokurorit; karrierën dhe procedimin disiplinor të prokurorit; marrëdhëniet e Prokurorisë me institucionet e tjera shtetërore, etj.

Pr/ligji “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”

Ky pr/ligj përcakton parimet dhe rregullat në lidhje me organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, si dhe të Shkollës së Magjistraturës.

Pr/ligji “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”

Ky ligj përcakton krijimin, organizimin dhe kompetencat e gjykatave, kushtet dhe procedurat për emërimin e gjyqtarëve të gjykatave të shkallës së parë dhe të apelit, të drejtat dhe detyrimet e gjyqtarëve, masat disiplinore dhe shkarkimin e tyre, si dhe çështje të tjera të lidhura me funksionimin e gjykatave.

Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë

Objekti i këtij ligji është të përcaktojë statusin e magjistratëve dhe ndihmës-magjistratëve, duke parashikuar rregulla për të drejtat dhe detyrimet e tyre; kriteret dhe procedurën për pranimin dhe emërimin; per zhvillimin e karrierës dhe mbarimin e mandatit; kriteret për vlerësimin etik dhe profesionale të tyre etj.

Projektligji “Për Gjykatën Kushtetuese”

Risi kryesore e ketij ligji eshte zgjedhja e anëtarëve të këtij institucioni, përmes një formule të re.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy