KQZ: Kompania “Smartmatic” pritet të bëjë identifikimin elektronik të zgjedhësve

KQZ: Kompania “Smartmatic” pritet të bëjë identifikimin elektronik të zgjedhësve

Kompania e vetme sipas KQZ që ka mbetur në garë për të bërë të mundur identifikimin elektronik të votuesve në zgjedhjet e ardhshme është “Smartmatic”.

Kjo është një kompani britanike dhe vitin e kaluar ka realizuar edhe sistemin për zgjedhjet e brendshme në Partinë Socialiste.

Informacioni nga KQZ:

Përditësim informacioni lidhur me procedurën prokuruese me objekt “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për identifikimin elektronik të votuesve dhe verifikimin e tyre paszgjedhor”.

Në procedurën prokurues me objekt “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për identifikimin elektronik të votuesve dhe verifikimin e tyre paszgjedhor” operatori ekonomik që mori pjesë është kompania “Smartmatic”, me fond limit 19.976.374,23  USD pa TVSH.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve aktualisht është në fazën e shqyrtimit të dokumentacionit, vlerësimit të ofertës si dhe vlerësimit të pajisjes së paraqitur nga kompania për demonstrim.

Në përfundim të procedurës së vlerësimit, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave do të vendosë në lidhje me procedurat pasardhëse.

Një ditë më parë u informua se të gjitha kompanitë e tjera janë tërhequr nga gara, ose nuk kishin dorëzuar dokumentacionin përkatës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy