Boçi: Mbledhja e grupit parlamentar nga Alibeaj është nul. Qëndrimin mbi Presidentin e vendos Këshilli i PD

Boçi: Mbledhja e grupit parlamentar nga Alibeaj është nul. Qëndrimin mbi Presidentin e vendos Këshilli i PD

Luçiano Boçi ka reaguar lidhur me mbledhjen e grupit parlamentar të thirrur sot nga Enkelejd Alibeaj, duke e konsideruar atë nul. Boçi thotë se Alibeaj ka tagrin e Ramës dhe të Ballës, por jo të demokratëve që shkarkuan në Kuvendin e 30 prillit. Po ashtu Boçi u shpreh se qëndrimin politik në raport me çështjen e zgjedhjes së Presidentit e vendos Këshilli Kombëtar, si organi më i lartë vendimarrës politik pas Kuvendit.

 

DEKLARATA 

Lidhur me mbledhjen e grupit parlamentar, të thirrur sot nga zoti Alibeaj, në cilësinë e nënkryetarit të grupit deklaroj se ajo është nul.

Është nul për dy arsye:

Së pari:

Zoti Alibeaj ka tagrin e Ramës dhe të Ballës, por nuk ka tagrin e demokratëve te cilët e kanë shkarkuar atë në Kuvendin e datës 30 Prill.

Së dyti mbledhjen e grupit e thërret Kryesia e Grupit dhe jo një deputet, qoftë ai i njohur nga Rama si përfaqësues grupi.

Prandaj nga ky moment kërkoj në ditët në vazhdim thirrjen e mbledhjes së Kryesisë së Grupit, për të diskutuar e vendosur për mbledhjen e Grupit Parlamentar.

Grupi parlamentar i PD nuk mund të mblidhet sa herë e kërkon e kur e kërkon Rama-Balla.

Ne nuk mund të shkojmë pas qerres së Ramës çfarëdolloj pamje të ketë ajo.

Këtu nuk bëhet fjalë për bojkot.

Koha e bojkotit dhe e pazareve ka perënduar.

Qëndrimin politik në raport me çështjen e zgjedhjes së Presidentit e vendos Këshilli Kombëtar, si organi më i lartë vendimarrës politik pas Kuvendit dhe e pasqyron në qëndrim Grupi Parlamentar.

Kjo është rruga statutore e funksionimit të Partisë Demokratike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy