Kosovë-SHBA/ Elezi: Marrëdhënie të dobëta mes dy qeverive, jo mes dy shteteve. Kurti po prish aleancat e vendit

Kosovë-SHBA/ Elezi: Marrëdhënie të dobëta mes dy qeverive, jo mes dy shteteve. Kurti po prish aleancat e vendit

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se mesazhi i SHBA-ve është i qartë, nuk do të vazhdojë dialogun me Kosovën, për sa kohë në qeveri të jetë kryeministri Albin Kurti. Elezi thekson se Kurti po prish aleancat e Kosovës dhe këto veprime i shërbejnë Serbisë. 

 

Është bërë e ditur pse është pezulluar dialogu strategjik me Kosovës, dhe kjo për shkak të mos respektimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese nga ana e kryetarit të qeverisë. SHBA-të kanë dashur të tregojnë se Kosova s’është në krye të detyrave, sa i përket zbatimit të ligjeve dhe drejtësisë. Ky mesazh është për një marrëdhënie tejet të dobët mes dy qeverive, jo mes dy shteteve, sepse lidhja me amerikanët është natyrore. S’kisha pritur ndonjë deklaratë ndryshe nga kryeministri. Ai duhet të jepte dorëheqjen nga pozicioni i deputetit dhe të dilte me deklaratë, që SHBA tani s’do ta ketë shqetësimin e mbajtjes së dy pozicioneve nga ana e tij. Është mesazh i qartë që SHBA s’do ta vazhdojë dialogun strategjik, derisa të ketë një qeveri të re. Kurti po prish aleancat e Kosovës, dhe këto veprime do jenë në shërbim të Serbisë, dhe absolutisht në shërbim të Kosovës dhe aleatëve europianë. Opozita duhet të jetë më serioze, të mos ngutet”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy