Protesta e 27 janarit, Basha: Për t’i dhënë fund pengmarrjes së Shqipërisë (VIDEO)

Protesta e 27 janarit, Basha: Për t’i dhënë fund pengmarrjes së Shqipërisë (VIDEO)

Kryedemokrati Lulzim Basha vijon me turin e tij të takimeve në çdo qytet. Basha është ndalur në Durrës, ku ka zhvilluar një takim me demokratet dhe ka përsëritur ftesën e tij për shqiptarët qe t’i bashkohen opozitës për të bërë të mundur me votë të lirë ndarjen e qeverisë nga krimi.

Basha ftoi qytetarët në protestën e 27 janarit, dhe theksoi se bashkimi është rruga e vetme për t’i dhënë fund pengmarrjes së Shqipërisë nga aleanca e Edi Ramës me krimin.

“Bashkohemi në një aksion të madh opozitar që nis me protestën e 27 janarit, por që do të vazhdojë me dinamikë në çdo dimension. Për një arsye të thjeshtë. Edi Rama e ka humbur të drejtën të qeverisë. Kush i shërben krimit, nuk i shërben dot të varfërve. Kush i shërben trafikantëve, nuk i shërben dot fëmijëve të shqiptarëve. Nuk bëhen dot të dyja. O njëra, o tjetra. Nuk ka vend për të qëndruar në mes.” –tha Basha.

Kreu i opozitës tha se duke asgjesuar lirinë e zgjedhjes, Edi Rama ka asgjesuar lirinë e çdo prindi për të siguruar të ardhmen e fëmijëve të tyre, ka asgjesuar lirinë e jetës duke shkatërruar shëndetësinë, ka shkatërruar lirinë e sipërmarrjes, motorrit të vetëm të vërtetë të ndryshimit të Shqipërisë, që krijon vende pune.

Basha hodhi akuza në drejtim të kryebashkiakut të Durrësit, duke theksuar se u ka kërkuar kriminelëve blerjen e votave në shpërblim të tenderave, është modeli i aleancës së Edi Ramës me krimin dhe se, bashkë me Ardian Çelën, do të kenë të njëjtin fund. “Destini i tyre është para drejtësisë”, deklaroi Basha.

Duke inkurajuar shqiptarët të bashkohen me opozitën kundër Aleancës së Krimit, Lulzim Basha shpjegoi rëndësinë e pjesëmarrjes masive në protestën e parë të 27 janarit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy