Kurti dhe Mustafa: Mocion për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj

Kurti dhe Mustafa: Mocion për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj

Kreu i  LDK’së, Isa Mustafa, është takuar sot me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, ku janë dakorduar që në ditët në vazhdim të fillojnë punën për përgatitjen e mocionit për rrëzimin e qeverisë së koalicionit PAN.

Sipas Mustafës, situata në Kosovë dita e ditës vetëm po rëndohet, duke përmendur këtu korrupsionin e lartë, pa punësinë, nepotizmin e  ikjen e të rinjve nga Kosova.

Nga ana e tij, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti thotë se u pajtuan që t’i bëjnë përgatitjet e nevojshme për rrëzimin e Qeverisë.

“Qytetarët duan qeverisje të re, të mirë e të drejtë dhe jo keqqeverisje që na e rrit borxhin, zhvat buxhetin dhe falimenton ndërmarrjet. U bisedua edhe për mocionin e mosbesimit për të cilën kanë shprehur gatishmëri partitë opozitare, citohet të ketë thënë Kurti", transmeton Zëri.info.

Sipas tyre Kosovës i duhet një qeveri e re e cila është e përgjegjshme për veprimet që bënë.

Në një komunikatë për media, LDK, bën të ditur se ka paralajmëruar veprime në ditët në vazhdim, për organizimin e mocionit.

 “z. Mustafa dhe z. Kurti vlerësuan se edhe përkundër faktit që grupet parlamentare të LDK-së dhe të LVV-së bashkërenditën aktivitetin opozitar kundër qeverisjes së dëmshme dhe një mori skandaleve të kësaj qeverie dhe të këtij koalicioni, situata në Kosovë po përkeqësohet. Korrupsioni i lartë, papunësia, nepotizmi dhe ikja e njerëzve nga Kosova janë dëshmitë më të mira se vendit i nevojitet qeveri e re e përgjegjshme.Në ditët në vijim, grupet parlamentare do të veprojnë në organizimin e mocionit”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy