Dosja "Veliaj", SPAK i komunikon akuzën deputetes Klotilda Bushka

Dosja "Veliaj", SPAK i komunikon akuzën deputetes Klotilda Bushka

SPAK i ka komunikuar sot akuzën deputetes së Partisë Socialiste dhe njëherazi kryetare e Komisionit të Ligjeve në Kuvend, Klotilda Bushka. 

 

Bushka është marrë zyrtarisht e pandehur në kuadër të hetimeve për dosjen “Veliaj”.

 

Sipas dosjes hetimore, SPAK ka ngritur dyshime serioze se Bushka ka qenë pjesë e një fushate të organizuar për të frikësuar dëshmitarët, për të penguar zbardhjen e të vërtetës dhe për të asgjësuar prova të rëndësishme, në një përpjekje të drejtpërdrejtë për të ndikuar hetimin penal.

 

Bushka akuzohet për kryerjen e veprimeve aktive “që pengojnë zbulimin e së vërtetës” në rastin e dosjes së kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili u arrestua më 10 shkurt të këtij viti.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy