
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka akuzuar qeverinë, duke thënë se kjo e fundit nuk paguan sigurimet shoqërore. Përmes një deklaratë të bërë për mediat nga selia e LSI-së, Vasili theksoi se shteti shqiptar u ka borxh sigurimeve shoqërore 137 miliardë lekë.
“Shteti shqiptar ka 137 miliardë lekë borxh të papaguar sigurimeve shoqërore. Janë 1107 institucione qw nuk paguajnë sigurimet shoqërore, pra grabisin punonjësit. Ky borxh është akumuluar nga 2014-a dhe këtej. Keni një qeveri përballë që shpërdoron, vjedh, grabit, dhe nuk ka vëmendjen tek qytetarët”, u shpreh Vasili.
Teksa foli në lidhje me reformën territoriale dhe administrative, Vasili tha se synohej që kjo reformë të shkurtonte vendet e panevojshme, por në fakt nga 22 mijë, numri i të punësuarve ka shkuar në 33 mijë e 500.
“Pas reformës, e cilado të synonte shkurtimin e këtyre vendeve paralele të panevojshme për ta reduktuar dhe për të kursyer mjaft para siç u tha në atë kohë, çfarë rezultoi nga 22 mijë punonjës që kishim në atë kohë, kemi 33 mijë e 500 punonjës në njësitë e reja të krijuara nga bashkitë e mëdha dhe sigurisht paratë për të punësuar këta mijëra e mijëra njerëz të pa nevojshëm që nuk ofrojnë as shërbime, që nuk ofrojnë asgjë, janë pikërisht nga fondi I sigurimeve shoqërore”, vijoi më tej Vasili.
Ndërkaq, nënkryetari i LSI-së shtoi se këto punësime pa fund, pa vlerë vihen re masivisht në drejtoritë e ujësjellësit të bashkive, dhe në mënyrë të veçantë duke filluar nga bashkia e Tiranës



