Nga Shkalla e Parë te Apeli i Posaçëm, Yuri Kim sërish takime me gjyqtarët

Nga Shkalla e Parë te Apeli i Posaçëm, Yuri Kim sërish takime me gjyqtarët

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka qenë sërish sot në Gjykatën e Posaçme të Apelit për një takim me gjyqtarët. Kujtojmë që vetëm dy ditë më parë diplomatja zhvilloi një takim me gjyqtarët e posaçëm të Shkallës së Parë.  Përmes një postimi në rrjetet sociale Yuri Kim tha se vendimet e gjyqtarëve kanë rritur besimin e publikut tek institucionet e drejtësisë.

“Shqipëria nuk ka parë kurrë që zyrtarë të tillë të lartë të shpallen fajtorë me vendime përfundimtare. Kjo është një kohë kritike për reformën në drejtësi. Kriminelët po e ndjejnë presionin. Kjo do të thotë se përpjekjet e tyre do të jenë edhe më intensive dhe ju duhet të rezistoni. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe populli shqiptar nuk duan që gjykata të kthehet në mënyrat e vjetra. Le të sigurohemi që ato kohë të mbeten në të kaluarën, njëherë e përgjithmonë”, u shpreh ajo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy