Qori: Karriera politike e Veliajt ka marrë fund, e habitshme si komandon mediat nga burgu

Qori: Karriera politike e Veliajt ka marrë fund, e habitshme si komandon mediat nga burgu

Kreu i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori për përgjimet e dala ndaj kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, thotë se i bën përshtypje që një pjesë e mediave vihen në rresht dhe agjenda redaksionale komandohet nga burgu.

Në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, ai deklaroi se një njeri i burgosur jo vetëm vazhdon të ketë pushtet politik se është kryebashkiak i Tiranës, por ka edhe pushtet mediatik.

Sipas tij, karriera politike e Veliajt ka marrë fund.

Kemi një personazh nga burgu që jo vetëm kërcënon prokurorë e gjykatës por organizon edhe fushatë përbaltëse mediatike ndaj tyre.

Nuk është sulmet ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve ka ardhur vetëm nga zyra e shtypit të PS, por kur vjen nga gazetarë me emër dhe televizione kombëtare, a kanë më turp këta njerëz apo jo?

Që kur u thirr nga SPAK, karriera politike e tij ka marrë fund. Një njeri i hetuar dhe dënuar për korrupsion ka marrë fund.

Veliaj ka një minimum shansi që të dalë me sa më pak pasoja, nëse ai kërcënon Edi Ramën se unë do tregoj edhe për ty.

Por edhe për të ndryshuar kuadrin ligjor të reformës në drejtësi, i duhet Sali Berisha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy