
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla shkruan se Lulzim Basha duhet të përgjigjet cili është burimi i parave që PD-ja ka paguar për kompaninë e lobimit.
Duke reaguar mbi lajmin për nisjen e verifikimeve nga ana e prokurorisë për kontratën në fjalë, Balla thotë se pret që organi i hetimit të marrë në pyetje vetë Bashën si dhe personat me lidhje familjare, të cilët kanë llogari bankare në Belize.
"Uroj qe lajmi per fillimin e hetimeve te prokurorise mbi kontraten e paligjshme te Lulezim Bashes me nje kompani te huaj, te paguar nga nje burim i padeklaruar parash, per te siguruar mbeshtetje per nxirjen e imazhit te Shqiperise te jete i vertete! Lulezim Basha duhet te pergjigjet cili eshte burimi i atyre parave? Pse nuk i ka deklaruar ato para dhe si kane perfunduar ne nje parajse fiskale?
Nderkohe presim qe prokuroria te jete transparente me publikun dhe te konfirmoje vertetesine e lajmit te dale neper media mbi fillimin e hetimit. Nese lajmi eshte i vertete, ne presim po ashtu qe prokuroria te marre sa me pare ne pyetje Lulezim Bashen dhe persona ne lidhje familjare me te te cilet zoterojne llogari bankare ne Belize, sepse ai dhe askush tjeter e di te verteten e perdorimit te vules se kryetarit te partise per kete makinacion financiar qe do te kishte tronditur cdo parti politike ne cdo vend demokratik", shkruan Balla.



