Protesta në ditën e shtatë/ Çipa: Situata kërkon trajtim, reagim dhe veprim politik

Protesta në ditën e shtatë/ Çipa: Situata kërkon trajtim, reagim dhe veprim politik

Gazetari Aleksandër Çipa, i ftuar në “MCN Live”, ka bërë një analizë të thellë të ecurisë së protestave pas gjashtë ditëve të para të tubimeve intensive.

 

Sipas tij, vlerësimi i situatës si "më e qetë" thjesht sepse shkollat kanë nisur normalisht në mëngjes është jorealist, pasi episodet më të ashpra dhe përballjet masive me policinë janë regjistruar rregullisht në orët e vona të pasdites dhe mbrëmjes.

 

Çipa vuri në dukje se situata ka marrë përmasa që kanë tërhequr vëmendjen e medias ndërkombëtare, ndërsa theksoi se agravimi aktual kërkon domosdoshmërisht trajtim dhe veprim politik.

 

Shkollat janë kthyer në normalitet. Çfarë po na rezervon kjo ditë? Ta nisim kështu dhe pastaj të analizojmë pak deklaratat e forta. Po në fakt, që të arrijmë në një konkluzion që është ditë më e qetë kur dita sapo ka filluar, do të ishte jo fort realiste. 

Sepse praktikisht në këto gjashtë ditët e shkuara ne kemi parë që pjesa më e rëndësishme dhe, le të themi, më shqetësuese lidhet me orët e vona të pasdites dhe të mbrëmjes. Tubimet vazhdojnë të jenë të ashpra, të forta. Ka një përballje masive dhe të dhunshme midis protestuesve dhe policisë. 

Këto janë episode që kanë tërhequr vëmendjen maksimale edhe të medias ndërkombëtare dhe nuk është gjë e vogël. Dhe e dyta edhe pas fjalës së kryeministrit mbajtur me drejtuesit e lartë të policisë së shtetit dhe të Ministrisë së Brendshme. 

Kur flasim për ofertën reale duhet së pari që të kemi përballë se kush do të jenë negociatorët dhe kush do ta marrë nën administrim ofertën që mund të ofrojë shumica në qeverisje apo kryeministri. 

E dyta ka një pikë që është e panegociueshme për protestuesit, dorëheqja e kryeministrit dhe e qeverisë.

 

Çipa nënvizoi se deklarata e kryeministrit Edi Rama ku delegoi akuza zyrtare ndaj Rusisë, e ndjekur nga një reagim pasues nga Kremlini, ka futur faktorin diplomatik në ekuacion. 

 

Kjo sipas tij, e bën horizontin e kësaj situate brenda territorit shumë më të komplikuar sesa një skenar të thjeshtë pajtimi.

 

 Dhe e treta që është shumë e rëndësishme, sot kryeministri delegoi një akuzë zyrtare ndaj Rusisë dhe prandaj pati edhe një deklaratë pasuese nga Kremlini.

Këto janë situata që në fakt fusin elementin dhe faktorin diplomatik në kushtet e një situate, le të themi, instabile brenda territorit të Shqipërisë dhe këto janë situata që në horizont duken më të komplikuara sesa shfaqet qetësimi apo pajtimi. 

Ajo që unë mendoj dhe që duhet ta themi me plot gojën, kemi të bëjmë që kjo situatë dhe ky agravim domosdoshmërisht kërkon trajtim politik, reagim dhe veprim politik.

Normalisht se cila mund të jetë kjo është një çështje që duhet parë në raportet e palëve, se sot në skenën e këtij kaosi apo këtij reagimi qytetar duket sikur janë disa faktorë të cilët de facto nuk marrin përsipër në asnjë moment se kush e përfaqëson atë çka kërkohet. Dua të them me këtë, një faktor më përcaktues në këtë situatë duket sikur janë protestuesit.

 Po kush i përfaqëson protestuesit dhe kujt do t'ia delegojnë besimin për të qenë ose dialogues ose negociues ose, le të themi, marrës i situatës në dorë. Pra është një pyetje që e bëjnë gjithë mediet dhe gjithë komentuesit politikë të këtyre ditëve.

E dyta, cili është raporti potencial që ka opozita formale e vendit në marrëdhënie me këtë situatë? Edhe kjo është një pyetje që nuk e merr dot përgjigjen de facto.

Duket sikur po të shikosh dhe sot, zoti Berisha si kryetar i Partisë Demokratike del nga institucioni më i rëndësishëm i akuzës dhe befas lëshon një breshëri të madhe akuzash të cilat nuk është se kanë të bëjnë, nuk është se ndikojnë në situatë. 

Por përkundrazi është një axhendë politike e opozitës në tradicionalitetin e saj dhe që nuk është se ne shpresojmë se pas këtyre akuzave mund të ndikojë tek një veprim politik i shumicës. 

Tek e fundit akuzon në mënyrë indirekte edhe si shef të paaftë opozitën në rast se do duhet që të bëhet një tryezë e gjerë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy