Veliaj në burg, Tirana në zgjedhje/ Ish-kryebashkiaku ankohet për shkarkimin dhe dekretin

Veliaj në burg, Tirana në zgjedhje/ Ish-kryebashkiaku ankohet për shkarkimin dhe dekretin

Gjashtë bashki do duhet të mbajnë zgjedhjet e parakohshme më 9 nëntor 2025, ndërsa mes tyre ndodhet edhe kryeqyteti. Ish-kryebashkiaku Veliaj shpreson nga drejtësia ta bllokojë këtë proces, ndërsa dekreti i presidentit i ka hapur rrugë KQZ-së të nisë përgatitjet.

 

Prej 23 shtator 2025 Erion Veliaj nuk është më kryebashkiak i Tiranës. Ishte ky verdikti i Këshillit Bashkiak, ku me shumicë votash u vendos t’i propozohej qeverisë ta shkarkonte.

 

Arsyeja mungesa për më shumë se 90 ditë paraqitje në detyrën e të zgjedhurit në funksionin e kryebashkiakut.

 

Ky vendim i këshillit bashkiak më 25 shtator 2025, me propozim të Ervin Demos ministër për pushtetin lokal ju përcoll qeverisë e cila vendosi me VKM nr. 539 ta shkarkoj Veliaj.

 

E teksa u mësua pasuesi i Veliaj nga mazhoranca, znj. Ogerta Manstirliu, ish-kryebashkiaku nisi betejën ligjore ku nëpërmjet kërkesës në gjykatën kushtetuese pret ta shpall shkarkimin të paligjshëm.

 

Por ky ankim se pengoi aspak qeverinë dhe presidentin që nëpërmjet njoftimit për vakancat në 6 bashki përfshi e Tiranën të hap garën dhe vendos datën 9 nëntor për zgjedhjet e pjesshme.

 

Dekreti i Presidentit Begaj dhe reagimet:

 

Në datë 1 tetor 2025, Presidenti Bajram Begaj nxori një dekret për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale më 9 nëntor 2025 në 6 bashki, përfshirë edhe Tiranën. 

 

Presidenca argumenton se vakanca dhe nevoja për të plotësuar funksionet e bashkive e justifikojnë aktin, dhe se Presidenti ka vepruar sipas normave kushtetuese dhe ligjore. 

 

Sipas disa juristëve dhe opozitës, dekreti për zgjedhjet është i parakohshëm dhe shkel nenin 115 të Kushtetutës, që dikton pezullimin e çdo veprimi ekzekutiv në rastin kur një akt i tillë është në shqyrtim të Gjykatës Kushtetuese. 

 

Akuzohet gjithashtu se Presidenca po interpreton “çështjen Veliaj” si proces vetëm administrativ, që sipas kritikëve nënvlerëson dimensionin kushtetues të situatës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy