PD protestë përpara parlamentit, Allmuça: Skenari i njëjtë. Kryeministri largohet dhe kthehet për votimin e imunitetit të Ballukut

PD protestë përpara parlamentit, Allmuça: Skenari i njëjtë. Kryeministri largohet dhe kthehet për votimin e imunitetit të Ballukut

Gazetarja Oliverda Allmuça raporton jashtë ambienteve të Parlamentit për ‘MCN Live’ se protesta e Partisë Demokratike zhvillohet pa incidente të mëdha, por me masa të forta sigurie.

 

Sipas Allmucës, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të largohet fillimisht nga salla e parlamentit duke mos dëgjuar nga afër fjalimet e deputetëve demokratë. Ai pritet të kthehet për votimin e imunitetit të deputetes Balluku.

 

Nuk ka një skenar ndryshe nga protestat e tjera. Aktualisht deputeti Bylykbashi po lexon mbi raportin e opozitës, ndërkohë që fjalimet po jepen edhe jashtë ambienteve të parlamentit. Fillimisht, pas mbledhjes së PS-së, deputetët kanë marrë udhëzime nga Taulant Balla që të paraqiten më herët në godinë, duke hyrë nga dera anësore, për të shmangur konfliktet fizike me PD-në.

 

Masa të rrepta sigurie janë vendosur në terren, me rreth 1,500 efektivë policie. Megjithatë, burime raportojnë për përpjekje nga protestuesit për të hyrë brenda parlamentit, përfshirë përdorimin e molotovëve jashtë godinës dhe flakadanëve brenda sallës. Deputetët socialistë janë udhëzuar të mos reagojnë gjatë prezantimit të raportit nga PS-ja.

 

Sa i përket pjesës së jashtme dhe mënyrës se si do të organizohet protesta, nuk ka një skenar të ri. Diferenca kryesore është vetëm ora, ndërsa pjesa tjetër mbetet e njëjtë me protestat e mëparshme. Synimi i protestuesve është që të hyjnë brenda kuvendit.

 

Pritet të jetë një seancë e gjatë dhe në fund është parashikuar të diskutohet për tema të tjera që opozita do ketë pretendime. Padyshim do jetë një ditë e gjatë. 

 

Bylykbashi po tregon qasjen që opozita ka ndaj Ballukut, por ky raport sigurisht do të shoqërohet me diskutime. Po ashtu dhe raporti i PS do të jetë i gjatë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy