Takimi me kunatin e Bashës! Socialistët sulmojnë Lelin: Kthehu në Vlorë e pastro plehrat!

Takimi me kunatin e Bashës! Socialistët sulmojnë Lelin: Kthehu në Vlorë e pastro plehrat!

Pas reagimit të bërë nga kryebashkaku i Vlorës, lidhur me një video që ka qarkulluar në rrjete sociale sikur Leli ishte nën shoqërinë e kunatit të Lulzim Bashës, nuk mungon as reagimi i socialistëve vlonjatë.

Kryetari i PS-së në Vlorë, Anduel Tahiraj deputet i zgjedhur në 25 Prill, por njëkohësisht anëtar i këshillit bashkiak të qytetit bregdetar ka reaguar në rrjetet sociale duke sulmuar kryebashkiakun Leli. Tahiraj thotë se nuk i interesojnë takimet e kryebashkiakut, por sipas tij, duan të pastrojë plehrat që janë bërë kapicë në murët e Vlorës.

Nuk na intereson se kë takon Dritan Leli pas mureve në Tiranë, po duam vetëm të pastrojë plehrat kapicë gjer në majë të mureve në Vlorë! Nuk duam ta dimë çfarë mund ta lidhë Dritanin me Kunatin më të famshëm të Ballkanit, po duam që Dritani të mbyllë gropat e rrugëve që lidhin lagjet e Vlorës! Dritan kthehu në Vlorë se (nuk) të pret puna”, shkruan ai.

Por Dritan Leli e mohoi një takim të tillë duke thënë se nuk e ka takuar asnjëherë dhe nuk e njeh Erion Isufajn, kunat i Lulzim Bashës. Ndërkohë, ditën e djeshme, anëtarët e këshillit të bashkisë Vlorë kërkuan mbledhje jashtë radhe të këshillit. Në mbledhje kërkohet ballafaqim me kryetarin e bashkisë Dritan Leli në prezencë të kryeministrit Edi Rama.

Kjo përplasje mes socialistëve, vjen pas refuzimit që Leli i bëri propozimit të Kryeministrit Edi Rama për të lënë mandatin e kryebashkiakut dhe përfshirjes së tij në listën e kandidatëve për deputetë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy