Arrestohen 3 ukrainas në Durrës, grabitën targat e disa automjeteve

Arrestohen 3 ukrainas në Durrës, grabitën targat e disa automjeteve

Policia e Durrësit ka vënë në pranga tre shtetas ukrainas pasi kanë vjedhur 3 palë targa automjetesh të ndryshme. Në pranga kanë rënë O. B., 31 vjeç, M. M., 27 vjeç dhe D. N., 20 vjeç.

Po ashtu është arrestuar dhe 36-vjeçari me iniciale M. M., pasi dy ditë më parë i ka vënë flakën 2 automjeteve të parkuara (njëri prej tyre jashtë funksionit), të cilat janë djegur pjesërisht. Dyshohet se 36-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i policisë: Durrës/Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Postës së Policisë Manzë arrestuan shtetasin M. M., 36 vjeç, banues në Rrashbull, Durrës, pasi më datë 20.05.2023, gjatë natës, dyshohet se për shkak të problemeve të shëndetit mendor, u ka vënë flakën 2 automjeteve të parkuara (njëri prej tyre jashtë funksionit), të cilat janë djegur pjesërisht.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit ukrainas O. B., 31 vjeç, M. M., 27 vjeç dhe D. N., 20 vjeç, të tre banues në Ukrainë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur 3 palë targa automjetesh të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy