Blushi me grevistët e Zharrëzës: Qeveria është bërë palë më kompaninë dhe ka braktisur banorët

Blushi me grevistët e Zharrëzës: Qeveria është bërë palë më kompaninë dhe ka braktisur banorët

Ish-deputeti socialist Ben Blushi është takuar me banorët e Zharrëzës në lidhje me grevën e urisë, ku janë futur disa prej tyre.

Themeluesi i LIBRA, shprehet se qeveria është bërë palë më kompaninë naftënxjerrëse duke braktisur banorët. Sipas tij vendit nuk i duhet një naftë e cila nxirret me gjakun e banorëve.

“Duhet të tregoni që gjithë populli i Zharrëzës është në një mendje, mblidhuni këtu bëni një marshim, 3 mijë veta shkoni me këmbë në Fier se gjithë Shqipëia nuk e di, mediat nuk e japin, ju kanë bojkotuar. Ju nuk duhet të vdisni, të sensibilizoni Shqipërinë që jeta juaj është në rrezik dhe qeveria që ju përfaqëson është me palën që ju rrezikon për shkak të rryshfetit. Një naftë e përzier me gjak nuk na duhet, makinat e Shqipërisë s’mund të mbushen me naftën tuaj, me gjakun tuaj. Në vend të blesh naftë blen gjak, nëse këtu rrezikohet jeta juaj”, tha Blushi.

Të ngujuarit në grevën e urisë kërkojnë qe kompania “Bankers Petrolium” të ndalojë shpërthimet nëntokësore per kërkimin e naftës, si pasojë e të cilave u rrezikohet jeta e ju janë dëmtuar shtëpitë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy