Situata në PD dhe zgjedhjet, Mërtiri: Është dora e foltores, e aftë për intriga

Situata në PD dhe zgjedhjet, Mërtiri: Është dora e foltores, e aftë për intriga

Ergys Mërtiri në emisionin Të Paekspozuarit ën MCN TV duke komentuar situatën në Partinë Demokratike lidhur me zgjedhjet e 14 majit u shpreh se problemi aty brenda është se ka regjizura që ndërhyjnë nga Saliu. Sipas tij, ka njerëz që i instrumentalizon Berisha për të penguar daljen e PD me kandidatë të përbashkët.

Problemi aty brenda në PD është se ka regjizura që ndërhyjnë nga Saliu. Mesa di unë në mbledhje kanë qenë 3 grupe dhe një grup të mos hymë fare me kandidatë kështu që do mbështesim kandidatët e Berishës për të mbajtur të bashkuar votën e demokratëve, grupi tjetër ka qenë dalja me 61 kandidatë grupi i Alibeajt, ndërsa një tjetër grup ka menduar se ne kemi marrëveshje lokale sepse politika shpesh është lokale të cilët bashkëpunojnë me njeri tjetrin dhe pavarësisht se çfarë bën Berisha dhe Alibeaj kanë objektivat e veta.

Në këto përplasje të mëdha ka pasur dy mbledhje të gjata çka do të thotë se ka pasur një presion të forta të grupeve. Në bindjen time ka njerëz që i instrumentalizon Berisha për të penguar daljen e PD me kandidatë të përbashkët. Ky është paradoks këta sigurisht që janë duke i shërbyer Berishës ose e kanë frikë atë. Kjo është dora e foltores e cila është e aftë për intriga.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy