
Në 32-vjetorin e ceremonisë së themelimit të Partisë Demokratike Kamëz, kryedemokrati Sali Berisha shprehu mirënjohje para atyre që 32 vite më parë, themeluan në Kamzë, në një bastion asokohe të Partisë së Punës, seksionin e PD-së, duke u përballur me guxim, trimëri e vendosmëri me falangat e një pushteti që nuk njihte as ligj e as moral.
Berisha tha se guximi, kurajoja e tyre, përkushtimi me vetëmohim bënë që Kamza, gradualisht të shndërrohej në një bastion të fuqishëm të PD.
Sipas tij, cilido që njeh historikun e Kamzës dhe Paskuqanit nuk do mund të gjejë kund një vend tjetër, qytet, ku djersa e ballit, mundi dhe puna të kenë qenë më e madhe, më e fuqishme se në këtë qytet.
Ju keni meritë të jashtëzakonshme sepse këtu ishte një bllok ndërtesash.
Në Babrru 3-4 pallate, por me lumenj djerse, pune të jashtëzakonshme, ju që erdhët nga të 4 anët e Shqipërisë, ndërtuar këtu një nga qytetet më të mëdha të vendit. 11 vite më parë Kamza ishte qyteti i 6 më i madh i Shqipërisë.
Sot pas 11 vitesh, ka një pozicion më të lakmueshëm, por Edi Rama nuk guxon të bëjë regjistrimin e popullsisë sepse do të damkoset përfundimisht si njeriu që bëri spastrimin etnik të këtij vendi, më të madh në të gjitha kohërat.
Themelimi i PD-së të Shqipërisë, Kamzës dhe mbarë vendin, ishte një ngjarje sa personale e rëndësishme për çdo person, po kaq e rëndësishme për kombin dhe vendin.
Ishte e rëndësishme për çdo person, se kjo datë nuk ishte thjeshtë themelimi i një partie, por kjo datë është ditëlindja e dytë në liri e çdo shqiptari, pavarësisht nga bindjet politike.
Themelimi i PD-së të Shqipërisë, Kamzës dhe mbarë vendin, ishte një ngjarje sa personale e rëndësishme për çdo person, po kaq e rëndësishme për kombin dhe vendin.
Ishte e rëndësishme për çdo person, se kjo datë nuk ishte thjeshtë themelimi i një partie, por kjo datë është ditëlindja e dytë në liri e çdo shqiptari, pavarësisht nga bindjet politike.
Kjo datë shënon rrugën tonë, rrugën e çdo individi, çdo qytetari të shoqërisë dhe kombit në tërësi drejt të ardhmes dhe sot pas 32 vitesh, Kamza dhe Shqipëria është së paku 32 herë më larg nga ai pozicion që kishte 32 vite më parë.
Në vijim Berisha tha se në vitin 1997, Partia Demokratike kaloi një tronditje të thellë dhe të shumtë ishin ata që menduan dhe besuan se kjo forcë politike do ti përkiste arkivave të historisë, por se u gabuan.
Sipas tij, shqiptarët i rikthyen asaj besimin dhe në 8 vite ajo arriti të transformojë Shqipërinë më shumë se të gjitha kohërat e marra së bashkë dhe në 8 vite, Shqipëria ndërtoi rrugë, ura, tunele më shumë se të gjitha vendet e rajonit të marra së bashku.
Ronald Regan thotë me të drejtë, demokracisë i mjafton një gjeneratë për tu zhdukur. Për fat të keq, ajo që shohim, përjetojmë ne sot është dramatike.
Në vitin 1990, banorë të Kamzës dhe mbarë Shqipërisë, jetonin në një monizëm të plotë.
Diktatori Ramiz Aliaj i cili bënte gjithçka të mbahej në pushtet, megjithatë nuk tentoi asgjësimin e opozitës.
Jo, sot pas 32 vitesh, një bastard i bllokmenëve hoxhistë, pasardhës i një intelektuali xhelat, që do të firmoste në gusht të vitit 1988, varjen në litar të poetit disident Havzi Nela, vetëm e vetëm se ishte kundërshtari i tij politik, pas 32 vitesh do të përdorë çdo metodë, do të bëjë gjithçka për asgjësimin e PD.
Po bën gjithçka për spastrimin etnik të Shqipërisë. Demon pushteti dëshmon se është i aftë të shkelë çdo parim, normë, moral që të qëndrojë për vete në pushtet.
Edi Rama është një armik i egër i votës së qytetarëve shqiptarë. Duke plaçkitur, grabitur dhe dhunuar votën, ai kaloi nga mandati në mandat dhe tani mendon se me vendime antidemokratike, antikushtetuese, duke mbajtur peng vendimin e gjykatës ti japë një goditje shkatërruese PD-së.
Kjo nuk do të ndodhë kurrë. Ne jemi sot këtu për tu betuar se Edi Ramës do ti rezervojmë fatin e etërve të tij barbarë.
Monizmin e tij nuk do ta tolerojmë kurrë më.



