Meta: Rama luftë të hapur profesionistëve dhe kërkimit shkencor, Shqipëria e fundit në Europë

Meta: Rama luftë të hapur profesionistëve dhe kërkimit shkencor, Shqipëria e fundit në Europë

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, deklaron se qeveria e Edi Ramës i ka shpallur luftë të hapur profesionistëve, dijeve dhe kërkimit shkencor.

Ai shprehet se prova më e qartë është Indeksi Global i Inovacionit për vitin 2022, që e pozicionon Shqipërinë të fundit të rajon dhe Europë.

Sipas tij, shkaqe kryesore për këtë renditje janë mungesa serioze e burimeve njerëzore dhe kërkimore, njohuritë jo të duhura teknologjike dhe sofistikimi jo efiçent i tregut.

Performancën më të dobët, Shqipëria e ka sa i takon prodhimeve të dijeve dhe prodhimeve teknologjike.

Ndërkohë vendet e tjera të Ballkanit, si Maqedonia e Veriut dhe Bosnje-Hercegovina janë dhjetëra vende më lart.

Qëndrimi arrogant dhe mungesa totale e mbështetjes për universitetin, për pedagogët dhe studentët duke mos u dhënë atyre asnjë ndihmë konkrete është arsyeja e vetme për këtë situatë të rëndë.

Kjo Qeveri që është e para për korrupsionin në Europë është e fundit për inovacionin shkencor.

Ndaj vetëm largimi një orë e më parë i Edi Ramës shpëton falimentimin e Shqipërisë dhe nxit zhvillimin e shkencës dhe të ekonomisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy