Kreu i “Shqipëria e bëhet”, Adriatik Lapaj, nga dita e 12-të e protestës në bulevard, thotë se nuk do ndalet as për Vit të Ri.
Duke folur për emisionin “Zonë e lirë” të Arian Çanit në MCN TV, ai deklaroi se ditën e nesërme kur në mesditë është thirrur protestë, do të nisin një dallgë protestash që do krijojë probleme për të majtën e shpartalluar të Edi Ramës.
Nga dita e parë kur e nisa i vetëm protestën, deri tani janë bashkuar shumë të rinj, mbrëmë fletën 32 të rinj në bulevard dhe janë duke u shtuar dita ditës, çdo pasdite në orën 18.00 bëjmë një forum qytetar.
Dhe nesër në orën 12.00 kemi protestën e parë masive, që do jetë fillimi i protestave të mëdha. Unë jam shpresëplotë se shumë shpejt do shpërthej kjo apatia. Të gjitha partitë politike po vihen në lëvizje, dikush po bën një protestë, dikush një tjetër.
Duhet të kuptojmë se të ndarë fitojnë Edi Rama, të bashkuar fitojmë ne. Ne mund të mos e besojmë njeri tjetrin, por duhet të jemi të gjithë ballë përballë Edi Ramës, që bën sikur i bën zgjedhjet, por në fakt i vjedh.
Po nuk më la shëndeti, do jetë një mbrëmje spektakolare e Vitit të ri si kurrë më parë përballë Kryeministrisë. Unë di dhe gjëra të tjera që do i marrësh vesh në ditët në vazhdim.
Nesër do jetë fillimi i një dallge që do krijojë probleme për të majtën e shpartalluar të Edi Ramës.



