
Analisti Armand Shkullaku deklaroi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se bashkëpunëtorët e regjimit duhet të tregohen me gisht.
Duke vijuar logjikën e tij, Shkullaku tha se që të ndodhë revolucioni që Berisha trumbeton me forcë, PD duhet të fitojë besimin e njerëzve.
Sipas analistit revolucioni fillon duke shtuar radhët.
Që të ndodhë revolucioni, nuk do të thotë që është dhunë. Të ketë revolucion kjo është sfidë e opozitës për të fituar besimin e njerëzve.
Kriminelë në Parlament, kriminelë nëpër Bashki. Krimi ka kapur agjentin e FBI, kupola. Kaq bën mafia. Detyra e parë është t’i mbushë mendjen njerëzve që e kanë me gjithë mend. Revolucioni fillon duke shtuar radhët. Këta që duhet të kenë turp që vjedhin moralin, politikën, duhet të kenë turp të dalin në rrugë. Të dalin studentët t'i gjuajnë me bojë. Duhet të tregohen me gisht kush janë bashkëpunëtorët e regjimit. Kushdo pjesë e këtij sistemi që është bërë pengesë.



