
Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria i plotëson të gjitha kushtet dhe bëhet anëtare me të drejta të plota e Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile.
Rama shton se kjo do të thotë që çdo fatkeqësi natyrore e jona është njëkohësisht fatkeqësi natyrore e Bashkimit Europian, e cila vë menjëherë në lëvizje mekanizmin e mbrojtjes europiane, duke angazhuar për Shqipërinë mjete, njerëz e fonde për përballimin e emergjencës
Sot jemi një hap më pranë BE-së dhe BE-ja është një hap më afër nesh, në një rrugë që tanimë bëhet çdo ditë e më e përbashkët.
Mirënjohje komisionerit europian për menaxhimin e krizave, Janez Lenarçiç, pa mbështetjen e të cilit kjo arritje domethënëse do të ishte ende e parealizuar.



