Në Selenicë u zhvillua këtë të shtunë Kuvendi për Mbrojtjen e Bashkisë, ku banorët dhe përfaqësues të komunitetit shprehën kundërshtimin ndaj propozimit për bashkimin e saj me Vlorën.
Ndërkohë, edhe në Belsh banorët dolën në protestë kundër shkrirjes së bashkisë dhe bashkimit me Elbasanin.



