Dorëheqja e Bashës, Gjiknuri: Akti i parë fisnik i një humbësi kronik, shpresojmë që PD të riformatohet

Dorëheqja e Bashës, Gjiknuri: Akti i parë fisnik i një humbësi kronik, shpresojmë që PD të riformatohet

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, njëherazi drejtuesi politik i PS në Qarkun Elbasan, Damian Gjiknuri, ka uruar të gjithë besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Novruzit.

Teksa u pyet lidhur me me dorëheqjen e Lulzim Bashës si drejtues i Partisë Demokratike, Gjiknuri tha se ky është akti i pari i një humbësi kronik dhe se kjo duhet të kishte ardhur me kohë.

Në dukje ky është akti i parë fisnik i një humbësi kronik, një veprim të cilin duhet ta kishte bërë me kohë. Megjithatë ne si PS, nuk e kemi vëmendjen tek ajo se çfarë po ndodh në PD. PD apo opozita shqiptare është futur në një cikël të vështirë, shkërmoqet në shumë flukse.  Akti i dorëheqjes mund të duket fillimi i fundit të këtij procesi, por mund të jetë edhe fundi i fillimit të shkërmoqjes. Ne vëmendje e kemi tek qytetarët shqiptarë. Ne shpresojmë që opozita një ditë të riformatohet për të mirën e saj dhe për të bashkëpunuar për të mirën e Shqipërisë

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy