
Akuzat e ngritura nga kryebashkiaku Erion Veliaj se Lulzim Basha ka marrë në mënyrë të paligjshme 2 shtëpi gjatë pandemisë dhe tashmë është bërë me 4, kreu i PD iu përgjigj se pasuria e tij është e deklaruar që prej 2005-ës dhe nuk ka asnjë qindarkë të fshehur. Lidhur me akuzat e kryebashkiakut, Basha than ë emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se e ka çuar në gjyq për gënjeshtra dhe sipas tij do të marrë dënimin e merituar.
“Pasuritë e mia janë të deklaruara që prej vitit 2005-së. Nuk kanë gjetur 1 qindarkë të fshehur. Këto janë gënjeshtra dhe për këto gënjeshtra unë e kam çuar Veliajn në gjyq. Kjo është e vjetër dhe ka marrë disa herë përgjigje. Janë ata që kanë fshehur pasuritë. Unë të jap këtë garanci që çdo politikan me ligjet tona do ta ketë të pamundur të fshehë pasurinë”, tha Basha.



