GJKKO kalon për gjykim dosjen ndaj Metës e Kryemadhit/ Meta: Drejtësi me regji

GJKKO kalon për gjykim dosjen ndaj Metës e Kryemadhit/ Meta: Drejtësi me regji

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur të kalojë për gjykim çështjen ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe ish-deputetes Monika Kryemadhi.

 

Pas këtij vendimi, Meta ka reaguar nga paraburgimi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku e cilëson procesin si një “drejtësi me regji”.

 

Sipas tij, reforma në drejtësi nuk ka dhënë rezultatet e pritshme, por përkundrazi ka sjellë rritje të korrupsionit.

 

Ai theksoi se, ndonëse gjykatësja ka pranuar një pjesë të pretendimeve të mbrojtjes dhe ka evidentuar mungesë veprimesh hetimore nga ana e akuzës, sërish vendosi që çështja të kalojë për gjykim.

 

Dihet se e gjithë Ramaforma ishte një Drejtësi me Regji, për të shtuar korrupsionin në përmasa skizofrenike në Shqipëri, siç e provoi edhe raporti i Transparency International, që faktoi përkeqësimin me 11 vende, krahasuar me një vit më parë.

Sot u shënua edhe një gjykim “me risi”. 

Edhe pse gjykatësja konstatoi drejtësinë e shumë pretendimeve tona, me mungesën e qëllimshme të veprimeve hetimore nga akuza për moszbardhjen e së vërtetës, në vend që të kërkonte që të bëheshin këto hetime të domosdoshme, por të shmangura qëllimisht deri tani, vendosi që çështja të kalojë në gjykim, por edhe listoi të gjitha veprimet hetimore, që duhen bërë njëkohësisht për zbardhjen e së vërtetës.

Pra tani nuk do të kemi vetëm gjykim por paralelisht edhe hetim.

Sidoqoftë, duke shprehur keqardhjen që humbëm 6 muaj kohë, edhe pse u dokumentuan shumë gënjeshtra të akuzës gjatë këtij procesi, mezi presim fillimin e gjykimit në themel dhe i ftoj të gjithë gazetarët dhe të gjithë trupin diplomatik në Tiranë që të ndjekin çdo seancë.

Përfundimi i seancës paraprake na jep lirinë që të çmontojmë publikisht të gjitha gënjeshtrat, falsifikimet dhe mashtrimet që ndodhen në fashikuj.

Falenderoj dy avokatët e mi, Kujtim Cakrani dhe Gylsen Zhllima për punën e tyre dhe për pranimin e të gjithë provave të reja nga gjykata, të paraqitura prej tyre, të cilat prokurorët i kishin shmangur qëllimisht.

I paçuditur nga bllokimi recidivist i integrimit europian nga Edi Rama, i cili ka tmerr edhe nga drejtësia e tij.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy